Misioni kryesor i veprimtarisë së shoqerise Bahiti- G është mbrojtja dhe siguria e institucioneve publike, private dhe e interesave të ligjshme të personave fizikë dhe juridikë, nëpërmjet punës së realizuar me pasion, korrektësi dhe profesionalizëm. Punonjësit e shoqerise Bahiti- G, gjatë ushtrimit të funksioneve e detyrave , reflektojnë përkushtim profesional, standarte të larta të përgjegjshmërisë dhe respektim korrekt të akteve ligjore dhe nënligjore, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e besimit tek partnerët tanë.
Ne punojmё me klientё si institucionet Shtetërore, publike dhe private, shёrbimet tona ndihmojnё nё rritjen e elementёve tё sigurisё, parandalimin e ç’do situate qё cёnon sigurinё e personave dhe objekteve nё ruajtje nga Bahiti- G Security, duke ofruar shёrbim tё kualifikuar jo vetёm nё fushёn e sigurisё fizike, por edhe atё elektronike.
Bahiti- G pёrpiqet tё ruajё nivelet mё tё larta tё profesionalizmit, integritetit dhe korrektёsisё nё marrёdhёniet e saj me klientёt, kontraktuesit, punonjёsit dhe furnitorёt. Kompania jonё ka gjithmonё pёr qёllim ritjen e elementeve te sigurise duke pёrdorur mёnyra inovative, tё sukseshme dhe duke administruar kostot nё mёnyrё efektive. Qёllimi kryesor i kompanisё Bahiti- G ёshtё tё ofroje, siguri, cilёsi dhe nё tё njёjtёn kohё tё projektojё integritet dhe standartete tё larta.